1

E drejta e informimit 2022 – A po synohet të ngrihet një shkallë më lart?

Edhe këtë vit Res Publica, me mbështetjen e pakursye të National Endowment for Democracy, ka monitoruar zhvillimet në këtë fushë duke vijuar me testimin aktivisht të efektivitetit të ligjit, me fokus të veçantë në kërkimin e informacionit me sensitivitet të lartë, aty ku perceptohet se ka më shumë dobësi, të cilat përbëjnë shteg për zyrtarët që nuk dëshirojnë të japin informacionin e kërkuar. Aktiviteti kryesor gjatë këtij viti ka qenë procesi i konsultimit të ndryshimeve në ligjin për të drejtën e informimit, proces i iniciuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në fund të vitit 2021, i cili nuk ka përfunduar ende. Gjithashtu në këtë raport trajtohet edhe veprimtaria e Agjencisë për Media dhe Informim, e krijuar në vitin 2021, që synon të rregullojë marrëdhëniet publike të organeve të ekzekutivit, dhe ku një aspekt që trajtohet është edhe informimi i gazetarëve nga autoriteteve publike dhe konfuzioni që krijohet nga mpleksja e dy rregullimeve të ndryshme, sidomos për një gazetar të patrajnuar.

Raportin e plotë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

Raporti prezanton rezultatet që kanë dalë nga përpunimi i të dhënave të marra nga platforma Publeaks.al për vitin 2022 dhe sjell shifra krahasuese me periudhat e mëparshme (vitet 2015-2021), për të shfaqur në mënyrë konkrete dhe vizive, përmes grafikëve, përmirësimin apo përkeqësimin e treguesve konkretë. Konkretisht, janë mbledhur dhe janë analizuar të dhënat si më poshtë:

a. Është monitoruar “transparenca proaktive” e 100 institucioneve publike më të rëndësishëm në vend, duke vlerësuar programet e transparencës, duke vlerësuar plotësimin, përshtatjen dhe përditësimin e tyre.

b. Është monitoruar ngritja e kapaciteteve të nevojshme për të bërë të mundur funksionimin e detyrimeve të institucioneve për të përmbushur të drejtën e publikut për t’u informuar, në lidhje me caktimin e koordinatorëve dhe publikimi e përditësimi i regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve.

c. Është testuar dhe vlerësuar reagimi i institucioneve, duke vlerësuar përmes kritereve të matshme sjelljen e tyre ndaj kërkesave për informacion. Janë dërguar 243 kërkesa për informacion dhe është monitoruar e gjithë procedura administrative përkatëse. Kërkesat kanë nisur kryesisht përmes aplikimit në faqen Publeaks.al. Nga këto kërkesa janë përzgjedhur 212 , të cilat kanë ndjekur ciklin e plotë, duke ruajtur një numër të përshtatshëm për efekt krahasimi me vitet e mëparshme. Disa nga treguesit kryesorë të matshëm që janë marrë në konsideratë janë: (1) Kohëzgjatja e kthimit të përgjigjes; (2) Plotësia dhe saktësia e përgjigjes; (3) Reagimi i institucioneve pas ankimit administrativ.

d. Është monitoruar veprimtaria e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, si autoriteti i krijuar posaçërisht nga ligji për të garantuar funksionimin e tij.

e. Nga të dhënat e mbledhura nga aplikimet në Publeaks.al, janë parë me interes edhe aspekte që kanë të bëjnë me motivimin e qytetarëve për t’u informuar, të tilla si mosha e aplikantëve, arsimi, gjinia, kategoria, objekti i kërkesave, etj.

f. Raporti trajton edhe aspekte të veçanta, si konsultimi publik lidhur me projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”; veprimtaria e Agjencisë për Media dhe Informim në drejtim të mbivendosjes së kësaj verimtarie me organe të tjera të administartës; Anonimizimi i vendimeve të gjykatave; si dhe një vlerësim i mbështetjes ligjore të ofruar nga Res Publica në çështje gjyqësore dhe evidentimi i problematikave të mbartura nga vitet e kaluara
të cilat mbeten ende të pazgjidhura.

Res Publica




E drejta e informimit 2021

Edhe për vitin 2021, Res Publica ka vijuar të monitorojë zbatimin e ligjit per te drejten e informimit. Raporti eshte pjese projektit te mbeshtetur nga National Endowment for Democracy, i cili konsiston ne permiresimin e lirise se shprehjes dhe te drejtes se informimit të qytetareve shqiptare.

Viti 2021 solli disa zhvillime te reja si nenshkrimi i Konventes se Tromsos, krijimi i Agjencise per Media dhe Informim, e kritikuar ashper nga gazetaret, si dhe ne fund te vitit u publikua edhe nje draft per disa ndryshime ne ligjin per te drejten e informimit. Res Publica u fokusua ne keto zhvillime pa lene pas dore monitorimin e zakonshem te punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe te transparences se institucioneve.

Raporti sjell shifra krahasuese me periudhat e meparshme (vitet 2015-2020), per te shfaqur ne menyre konkrete dhe vizive permes grafikeve permiresimin apo perkeqesimin e treguesve konkrete. Ne pergjithesi vihet re se tashme mund te thuhet me bindje qe jane “normalizuar” standardet mediokre te zbatimit te ligjit, si dhe po hedhin rrenje elemente te rinj demtues ne praktikat e institucioneve. Gjykatat kane vijuar te jene pozitive ne trajtimet e rasteve. Megjithese raportet zyrtare e shtremberojne te verteten rreth zbatimit te ligjit, Res Publica synon te sjelle nje pamje tjeter,e cila mund t’i jape organeve politikeberese sinjalet e duhura per nivelin e dobet dhe alarmant te zbatimit te te drejtes se informimit. Per me shume mund te shkarkoni raportin e plote, duke klikuar ketu.




E drejta e informimit 2020 – Informimi në kohë krize dhe problemet e tjera të zakonshme

Edhe për vitin 2020, Res Publica ka vijuar të monitorojë zbatimin e te drejtes se informimit. Raporti eshte pjese e nje projekti te mbeshtetur nga National Endowment for Democracy, i cili konsiston ne permiresimin e lirise se shprehjes dhe te drejtes se informimit të qytetareve shqiptare.

Viti 2020 ishte nje vit i ngarkuar me probleme te nje natyre te pazakonte per shkak te pandemise se shkaktuar nga Covid19, dhe per kete arsye Res Publica u fokusua ne menyre te vecante ne standardet nderkombetare te zbatimit te te drejtes se informimit ne kohe krizash. Keshilli i Evropes u identifikua si organizmi qe ka prodhuar standardet me konkrete ne kete aspekt.

Megjithe problematiken e vecante, gjate 2020 nuk u la pas dore monitorimi i punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit, si dhe pati disa risi qe vijne nga praktika e Gjykates Administrative.

Raporti sjell shifra krahasuese me periudhat e meparshme (vitet 2015-2019), per te shfaqur ne menyre konkrete dhe vizive permes grafikeve permiresimin apo perkeqesimin e treguesve konkrete. Ne pergjithesi vihet re se po “normalizohen” standarde mediokre te zbatimit te ligjit, si dhe po hedhin rrenje disa elemente te rinj demtues ne praktikat e institucioneve. Gjykatat kane qene pozitive ne trajtimet e rasteve, por Komisioneri per te Drejten e Informimit nuk po funksionon sipas kerkesave te ligjit. Per me teper, te dhenat e raporteve zyrtare shtremberojne me shume kete peizazh, duke bere qe organet politikeberese te mos kene sinjalet e duhura per nivelin e dobet dhe alarmant te zbatimit te te drejtes se informimit. Keto, por edhe gjetje te tjera qe flasin per problematika te vecanta, jane bere pjese e studimit te plote, te cilin mund ta shkarkoni ketu.




Indeksi i transparencës 2019

Për herë të dytë, me mbështetjen bujare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A në Tiranë, Res Publica zhvilloi projektin “Rritja e aksesit të gazetarëve investigues në informacionin zyrtar”. Një prej komponentëve të këtij projekti synon të sjellë një tablo se si paraqitet transparenca e autoriteteve publike në mënyrë dinamike, në të dy aspektet, atë proaktive dhe atë reaktive.

Res Publica vijoi traditën duke monitoruar 100 autoritetet publike më të rëndësishëm në vend për përmbushjen e programeve të transparences dhe vlerësoi gjithashtu edhe sjelljen e institucioneve në rastin e trajtimit të kërkesave për informacion të dërguara nga qytetarët, gazetarët, aktivistët, etj. Janë dërguar gjithsej 251 kërkesa për informacion, prej të cilave 76 janë nga gazetarët investigues.

Ky aspekt është i një rëndësie të veçantë sepse një institucion mund të publikojë shumë informacione pa kërkesë, por nga ana tjetër mund të mos përgjigjet ndaj kërkesave specifike, çka mund të minojë transparencën.

Vlerësimi u bë në mënyrë dinamike duke studiuar ndryshimet çdo muaj gjatë periudhës Nëntor 2018 – Shtator 2019. Rezultatet mujore janë publikuar ne faqen www.publeaks.al dhe raporti i permbledhur pasqyron gjetjet kryesore të periudhës, shoqëruar me rekomandimet përkatese. Për më shumë klikoni ketu per te shkarkuar raportin.

Res Publica




E drejta e informimit 2018 – Informacioni i vonuar është informacion i mohuar.

Më 28 Janar 2019, Res Publica prezantoi raportin per te drejten e informimit gjate vitit 2018. Raporti eshte pjese e nje projekti te mbeshtetur nga Civil Rights Defenders, me fonde te Mbreterise se Suedise, i cili konsiston ne mundesimin e qytetareve te aksesojne informacionet publike, si dhe ne berjen e nje vleresimi te punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit.

Nje kermill (simboli i ngadalesise) terheq nje dosje avash avash per ta sjelle te kerkuesi. Dosja megjithese nje dite mberrin, ajo quhet se nuk ka ardhur kurre (per aq kohe sa ishte i vlefshem si informacion). Nen kete metafore, raporti solli shifra krahasuese me periudhat e meparshme (vitet 2015, 2016, 2017), per te vene re nese ka permiresime apo perkeqesime te treguesve. Ne thelb te diskutimit u shtrua pikerisht vonesa ne marrjen e informacionit, e cila dukshem eshte shtuar gjate vitit 2018. Afati i kthimit te pergjigjeve fillestare eshte rritur nga 13 ne 26 dite. Afati i reagimit pas ankimit administrativ eshte rritur nga 13 ne 25 dite. Vendimet e Komisionerit per te Drejten e Informimit merren per mesatarisht 54 dite. Nderkohe qe cilesia e vendimeve te Komisionerit eshte e mire, dinamika e trajtimit te rasteve ka lene per te deshiruar, duke sjelle si pasoje nje relaksim te institucioneve karshi detyrimeve sipas ligjit nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”. Keto, por edhe gjetje te tjera qe flasin per problematika te vecanta, jane bere pjese e studimit te plote, te cilin mund ta shkarkoni ketu.




Indeksi i transparences 2017

Prej kohesh Res Publica angazhohet fuqimisht ne mbrojtjen e nje prej te drejtave themelore ne nje shoqeri demokratike – te drejtes per informim.

Ne kuader te projektit “Rritja e aksesit të gazetarëve investigues në informacionin zyrtar” që mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i
Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë, Res Publica synon te sjelle nje tablo se si paraqitet transparenca e autoriteteve publike. Transparenca eshte vleresuar ne te dy aspektet, ate proaktive dhe ate reaktive.

Res Publica monitoroi 100 autoritetet publike më të rëndësishëm per permbushjen e programeve te transparences dhe vleresoi gjithashtu edhe sjelljen e institucioneve në rastin e trajtimit të kërkesave për informacion të dërguara nga qytetarët, gazetarët, aktivistët, etj. Janë dërguar gjithsej 515 kërkesa për informacion, prej të cilave 84 janë nga gazetarët investigues.
Ky aspekt është i një rëndësie të veçantë sepse një institucion mund të publikojë shumë informacione pa kërkesë, por nga ana tjetër mund të mos përgjigjet ndaj kërkesave specifike, çka mund të minojë transparencën.

Vleresimi u be ne menyre dinamike duke studiuar ndryshimet cdo muaj gjate periudhes Shtator 2016 – Qershor 2017. Rezultatet mujore jane publikuar ne faqen www.publeaks.al dhe raporti i permbledhur pasqyron gjetjet kryesore te periudhes, shoqeruar me rekomandimet perkatese. Per me shume klikoni ketu per te shkarkuar raportin.

Res Publica




E drejta e informimit 2016 – Studim krahasues

Tashme kane kaluar dy vjet qe nga hyrja ne fuqi e ligji te ri per te drejten e informimit (119/2014). Ligji erdhi si nje risi teper e rendesishme, duke synuar rritjen e transparences se qeverise dhe marrjen e informacionit shume me shpejt.

Por si ka funksionuar ky ligj ne praktike gjate vitit te dyte? Si eshte situata ne krahasim me vitin e pare pas miratimit? Cfare eshte permiresuar dhe cfare nuk shkon mire? A ka nevoje ky ligj per amendamente dhe nese po, ku duhet nderhyre?

Qendra Res Publica, me mbeshtetjen e Civil Rights Defenders, gjate vitit 2016 ka bere nje testim te ligjit per te drejten e informimit ne shume menyra dhe gjetjet e rekomandimet jane permbledhur ne publikimin me titull “E dreja e informimit 2016”. Pas prezantimit te tij me 16 Dhjetor 2016, Res Publica ve ne dispozicion nje kopje elektronike te studimit (kliko ketu per ta shkarkuar).

Res Publica




Legal Leaks – Versioni shqip

Legal Leaks eshte nje udhezues per t’i njohur gazetaret investigative me aspekte praktike lidhur me te drejten e informimit. Legal leaks eshte pergatitur nga Access Info dhe eshte pershtatur ne shqip nga Res Publica, duke perfshire edhe parashikimet e reja te ligjit nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”. Per te shkarkuar nje kopje te publikimit klikoni ne kete link.




Komentari i ligjit nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”, se bashku me praktiken e Komisionerit per te Drejten e Informimit

Res Publica ka pergatitur nje komentar per ligjin nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”. Pas nisjes se punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe krjimit te praktikave te para te kesaj zyre, Res Publica ka perfshire disa prej vendimeve me te rendesishme te Komisionerit per te kuptuar me mire se si interpretohet ligji nga organi mbikqyres i zbatimit te te drejtes se informimit. Per te shkarkuar nje kopje te komentarit klikoni ne kete link.

Res Publica




E drejta e informimit ne bankoprove

Ligji i ri per te drejten e informimit, i miratuar ne fund te vitit 2014, erdhi si nje risi teper e rendesishme, duke synuar rritjen e transparences se qeverise dhe marrjen e informacionit shume me shpejt.

Por, a funksionon kaq mire ky ligj? Si ka funksionuar ai ne praktike gjate vitit te pare pas miratimit? Cilet problemesh jane hasur gjate vitit te pare? A ka nevoje nje ligj kaq i ri per amendamente dhe nese po, ku duhet nderhyre? Cilet jane autoritetet qe e zbatojne dhe cilet e shperfillin?

Qendra Res Publica, me mbeshtetjen e Civil Rights Defenders, gjate vitit 2015 ka bere nje testim te ligjit te ri ne shume menyra dhe gjetjet e rekomandimet jane permbledhur ne publikimin me titull “E dreja e informimit ne bankoprove”. Pas prezantimit te tij me 4 Dhjetor 2015, Res Publica ka vene ne dispozicion te cdo personi te interesuar nje kopje elektronike te raportit (kliko ketu).

Res Publica