Indeksi i transparencës 2019
Për herë të dytë, me mbështetjen bujare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A në Tiranë, Res Publica zhvilloi projektin “Rritja e aksesit të gazetarëve investigues në informacionin zyrtar”. Një prej komponentëve të këtij projekti synon të sjellë një tablo se si paraqitet transparenca e autoriteteve publike në mënyrë dinamike, në të dy aspektet, atë proaktive dhe atë reaktive.
Res Publica vijoi traditën duke monitoruar 100 autoritetet publike më të rëndësishëm në vend për përmbushjen e programeve të transparences dhe vlerësoi gjithashtu edhe sjelljen e institucioneve në rastin e trajtimit të kërkesave për informacion të dërguara nga qytetarët, gazetarët, aktivistët, etj. Janë dërguar gjithsej 251 kërkesa për informacion, prej të cilave 76 janë nga gazetarët investigues.
Ky aspekt është i një rëndësie të veçantë sepse një institucion mund të publikojë shumë informacione pa kërkesë, por nga ana tjetër mund të mos përgjigjet ndaj kërkesave specifike, çka mund të minojë transparencën.
Vlerësimi u bë në mënyrë dinamike duke studiuar ndryshimet çdo muaj gjatë periudhës Nëntor 2018 – Shtator 2019. Rezultatet mujore janë publikuar ne faqen www.publeaks.al dhe raporti i permbledhur pasqyron gjetjet kryesore të periudhës, shoqëruar me rekomandimet përkatese. Për më shumë klikoni ketu per te shkarkuar raportin.
Res Publica