Miresevini ne Publeaks Shqiperi – Welcome in Publeaks Albania
Lajme
March 31, 2022 in LAJME / PUBLIKIME, UDHEZIME PER INFORMIMIN
E drejta e informimit 2021
Edhe për vitin 2021, Res Publica ka vijuar të monitorojë zbatimin e ligjit per te drejten e informimit. Raporti eshte pjese projektit te mbeshtetur nga National Endowment for Democracy, i cili konsiston ne permiresimin e lirise se shprehjes dhe te drejtes se informimit të qytetareve shqiptare.
Viti 2021 solli disa zhvillime te reja si nenshkrimi i Konventes se Tromsos, krijimi i Agjencise per Media dhe Informim, e kritikuar ashper nga gazetaret, si dhe ne fund te vitit u publikua edhe nje draft per disa ndryshime ne ligjin per te drejten e informimit. Res Publica u fokusua ne keto zhvillime pa lene pas dore monitorimin e zakonshem te punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe te transparences se institucioneve.
Raporti sjell shifra krahasuese me periudhat e meparshme (vitet 2015-2020), per te shfaqur ne menyre konkrete dhe vizive permes grafikeve permiresimin apo perkeqesimin e treguesve konkrete. Ne pergjithesi vihet re se tashme mund te thuhet me bindje qe jane “normalizuar” standardet mediokre te zbatimit te ligjit, si dhe po hedhin rrenje elemente te rinj demtues ne praktikat e institucioneve. Gjykatat kane vijuar te jene pozitive ne trajtimet e rasteve. Megjithese raportet zyrtare e shtremberojne te verteten rreth zbatimit te ligjit, Res Publica synon te sjelle nje pamje tjeter,e cila mund t’i jape organeve politikeberese sinjalet e duhura per nivelin e dobet dhe alarmant te zbatimit te te drejtes se informimit. Per me shume mund te shkarkoni raportin e plote, duke klikuar ketu.
April 2, 2021 in LAJME / PUBLIKIME, UDHEZIME PER INFORMIMIN
E drejta e informimit 2020 – Informimi në kohë krize dhe problemet e tjera të zakonshme
Edhe për vitin 2020, Res Publica ka vijuar të monitorojë zbatimin e te drejtes se informimit. Raporti eshte pjese e nje projekti te mbeshtetur nga National Endowment for Democracy, i cili konsiston ne permiresimin e lirise se shprehjes dhe te drejtes se informimit të qytetareve shqiptare.
Viti 2020 ishte nje vit i ngarkuar me probleme te nje natyre te pazakonte per shkak te pandemise se shkaktuar nga Covid19, dhe per kete arsye Res Publica u fokusua ne menyre te vecante ne standardet nderkombetare te zbatimit te te drejtes se informimit ne kohe krizash. Keshilli i Evropes u identifikua si organizmi qe ka prodhuar standardet me konkrete ne kete aspekt.
Megjithe problematiken e vecante, gjate 2020 nuk u la pas dore monitorimi i punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit, si dhe pati disa risi qe vijne nga praktika e Gjykates Administrative.
Raporti sjell shifra krahasuese me periudhat e meparshme (vitet 2015-2019), per te shfaqur ne menyre konkrete dhe vizive permes grafikeve permiresimin apo perkeqesimin e treguesve konkrete. Ne pergjithesi vihet re se po “normalizohen” standarde mediokre te zbatimit te ligjit, si dhe po hedhin rrenje disa elemente te rinj demtues ne praktikat e institucioneve. Gjykatat kane qene pozitive ne trajtimet e rasteve, por Komisioneri per te Drejten e Informimit nuk po funksionon sipas kerkesave te ligjit. Per me teper, te dhenat e raporteve zyrtare shtremberojne me shume kete peizazh, duke bere qe organet politikeberese te mos kene sinjalet e duhura per nivelin e dobet dhe alarmant te zbatimit te te drejtes se informimit. Keto, por edhe gjetje te tjera qe flasin per problematika te vecanta, jane bere pjese e studimit te plote, te cilin mund ta shkarkoni ketu.
October 30, 2019 in LAJME / PUBLIKIME, UDHEZIME PER INFORMIMIN
Indeksi i transparencës 2019
Për herë të dytë, me mbështetjen bujare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A në Tiranë, Res Publica zhvilloi projektin “Rritja e aksesit të gazetarëve investigues në informacionin zyrtar”. Një prej komponentëve të këtij projekti synon të sjellë një tablo se si paraqitet transparenca e autoriteteve publike në mënyrë dinamike, në të dy aspektet, atë proaktive dhe atë reaktive.
Res Publica vijoi traditën duke monitoruar 100 autoritetet publike më të rëndësishëm në vend për përmbushjen e programeve të transparences dhe vlerësoi gjithashtu edhe sjelljen e institucioneve në rastin e trajtimit të kërkesave për informacion të dërguara nga qytetarët, gazetarët, aktivistët, etj. Janë dërguar gjithsej 251 kërkesa për informacion, prej të cilave 76 janë nga gazetarët investigues.
Ky aspekt është i një rëndësie të veçantë sepse një institucion mund të publikojë shumë informacione pa kërkesë, por nga ana tjetër mund të mos përgjigjet ndaj kërkesave specifike, çka mund të minojë transparencën.
Vlerësimi u bë në mënyrë dinamike duke studiuar ndryshimet çdo muaj gjatë periudhës Nëntor 2018 – Shtator 2019. Rezultatet mujore janë publikuar ne faqen www.publeaks.al dhe raporti i permbledhur pasqyron gjetjet kryesore të periudhës, shoqëruar me rekomandimet përkatese. Për më shumë klikoni ketu per te shkarkuar raportin.
Res Publica
April 2, 2019 in LAJME / PUBLIKIME, UDHEZIME PER KONSULTIMIN
Konsultimi publik në Shqipëri 2017-2018
Më 1 Prill 2019, Res Publica prezantoi raportin per zbatimin e ligjit nr. 146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik” gjate viteve 2017-2018. Raporti eshte pjese e nje projekti te mbeshtetur nga National Endowment for Democracy, i cili konsiston ne monitorimin dhe vleresimin e proceseve te konsultimit publik, perfshire edhe nje vleresim te punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit, si organ kujdestar i ketij ligji.
Ne qender te prezantimit u vu pyetja: A eshte konsultimi publik ne Shqiperi nje ushtrim i çilter i demokracise pjesemarrese apo thjesht nje fasade? Duke bere krahasime me konceptimin e ketij procesi ne vende te ndryshme te Evropes, raporti paraqet shifra per te kuptuar se deri ne cilen shkalle pjesemarrja e publikut ne proceset vendimmarrese eshte e mirepranuar nga qeveria. Ne thelb vihet re se konsultimi publik ne dy vitet e fundit nuk paraqet interes per qeverine, por edhe per vete publikun. Nje numer i madh draftesh nuk konsultohen fare, ndersa per nje pjese tjeter konsultimeve jane vetem fasade. Ne nje numer te vogel rastesh konsultimi ka qene i vlefshem per te dy palet, por numri i organizatave qe zakonisht angazhohen eshte i vogel, ndersa publiku i gjere nuk ka treguar interes. Regjistri elektronik i krijuar per te lehtesuar komunikimin e publikut me qeverine nuk eshte perdorur, jo vetem per shkak te apatise qytetare, por edhe per shkak te ideimit te gabuar te vete regjistrit. Nje numer rekomandimesh jane listuar ne fund te raportit, me qellim adresimin e shqetesimeve te ngritura. Per t’u njohur me studimin e plote, klikoni ketu per ta shkarkuar.
January 30, 2019 in LAJME / PUBLIKIME, UDHEZIME PER INFORMIMIN
E drejta e informimit 2018 – Informacioni i vonuar është informacion i mohuar.
Më 28 Janar 2019, Res Publica prezantoi raportin per te drejten e informimit gjate vitit 2018. Raporti eshte pjese e nje projekti te mbeshtetur nga Civil Rights Defenders, me fonde te Mbreterise se Suedise, i cili konsiston ne mundesimin e qytetareve te aksesojne informacionet publike, si dhe ne berjen e nje vleresimi te punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit.
Nje kermill (simboli i ngadalesise) terheq nje dosje avash avash per ta sjelle te kerkuesi. Dosja megjithese nje dite mberrin, ajo quhet se nuk ka ardhur kurre (per aq kohe sa ishte i vlefshem si informacion). Nen kete metafore, raporti solli shifra krahasuese me periudhat e meparshme (vitet 2015, 2016, 2017), per te vene re nese ka permiresime apo perkeqesime te treguesve. Ne thelb te diskutimit u shtrua pikerisht vonesa ne marrjen e informacionit, e cila dukshem eshte shtuar gjate vitit 2018. Afati i kthimit te pergjigjeve fillestare eshte rritur nga 13 ne 26 dite. Afati i reagimit pas ankimit administrativ eshte rritur nga 13 ne 25 dite. Vendimet e Komisionerit per te Drejten e Informimit merren per mesatarisht 54 dite. Nderkohe qe cilesia e vendimeve te Komisionerit eshte e mire, dinamika e trajtimit te rasteve ka lene per te deshiruar, duke sjelle si pasoje nje relaksim te institucioneve karshi detyrimeve sipas ligjit nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”. Keto, por edhe gjetje te tjera qe flasin per problematika te vecanta, jane bere pjese e studimit te plote, te cilin mund ta shkarkoni ketu.
September 25, 2018 in LAJME / PUBLIKIME, UDHEZIME PER KONSULTIMIN
Raport i permbledhur per zbatimin e ligjit per konsultimin publik 2017-2018
Me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED), në kuadër të projektit “Promovimi i pjesmarrjes qytetare në advokimin legjislativ”, Res Publica po vijon monitorimin e zbatimit te ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Për periudhën e deritanishme, 2017 – 2018, po publikojmë një raport të permbledhur, në të cilin analizohen të dhënat që janë mbledhur deri në këtë periudhë dhe disa nga indikatorët mbi të cilat do të mbështetet dhe përgatitja e studimit përfundimtar në Mars 2019. Për më shumë klikoni këtu për të shkarkuar raportin.
Situata deri tani shfaqet problematike. Organet publike janë ende larg zbatimit në mënyrë efektive të ligjit dhe akteve nënligjore. Në vija të përgjithshme konstatohet që Ministritë nuk i plotësojnë tabelat për njoftimin dhe konsultimin publik të projektakteve. Ministritë nuk hartojnë dhe nuk publikojnë raportet vjetore të transparencës. Konstatohet që Bashkitë kanë mungesë informacioni dhe nuk kuptojnë kush janë aktet që përfshihen dhe janë subjekt i ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, duke demonstruar nevojë urgjente për trajnime në këtë fushë. Regjistri për Njoftimin dhe Konsultimin Publik është ende shumë larg funksionimit në mënyrë efektive, sepse nga njëra ana institucionet pothuaj nuk e përdorin këtë faqe dhe nga ana tjetër publiku nuk shfaq asnjë interes për këtë faqe.
Nga ana tjetër, cilësia e komenteve dhe rekomandimeve të ardhura nga publiku lë ende për të dëshiruar dhe pjesa më e madhe e grupeve të interesit nuk shfaqin rol aktiv në proceset vendimmarrëse edhe kur u jepet mundësia të marrin pjesë në to.
Të dhënat dhe gjetjet që do të rezultojnë në fund të këtij projekti, do të krahasohen me të dhënat e studimeve paraprake, me qëllim konstatimin se si organet publike zbatojnë detyrimet që rrjedhin nga ligji dhe sa efektiv është ky ligj në duart e qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit. Rekomandimet që do të dalin nga ky studim, do t’i vendosen në dispozicion institucioneve kompetente dhe aktorëve të fushës me qëllim marrjen e masave administrative si dhe për të bërë amendimet e nevojshme në ligj.
Res Publica
