image_pdfimage_print

E drejta e informimit 2021

Edhe për vitin 2021, Res Publica ka vijuar të monitorojë zbatimin e ligjit per te drejten e informimit. Raporti eshte pjese projektit te mbeshtetur nga National Endowment for Democracy, i cili konsiston ne permiresimin e lirise se shprehjes dhe te drejtes se informimit të qytetareve shqiptare.

Viti 2021 solli disa zhvillime te reja si nenshkrimi i Konventes se Tromsos, krijimi i Agjencise per Media dhe Informim, e kritikuar ashper nga gazetaret, si dhe ne fund te vitit u publikua edhe nje draft per disa ndryshime ne ligjin per te drejten e informimit. Res Publica u fokusua ne keto zhvillime pa lene pas dore monitorimin e zakonshem te punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe te transparences se institucioneve.

Raporti sjell shifra krahasuese me periudhat e meparshme (vitet 2015-2020), per te shfaqur ne menyre konkrete dhe vizive permes grafikeve permiresimin apo perkeqesimin e treguesve konkrete. Ne pergjithesi vihet re se tashme mund te thuhet me bindje qe jane “normalizuar” standardet mediokre te zbatimit te ligjit, si dhe po hedhin rrenje elemente te rinj demtues ne praktikat e institucioneve. Gjykatat kane vijuar te jene pozitive ne trajtimet e rasteve. Megjithese raportet zyrtare e shtremberojne te verteten rreth zbatimit te ligjit, Res Publica synon te sjelle nje pamje tjeter,e cila mund t’i jape organeve politikeberese sinjalet e duhura per nivelin e dobet dhe alarmant te zbatimit te te drejtes se informimit. Per me shume mund te shkarkoni raportin e plote, duke klikuar ketu.

E drejta e informimit 2020 – Informimi në kohë krize dhe problemet e tjera të zakonshme

Edhe për vitin 2020, Res Publica ka vijuar të monitorojë zbatimin e te drejtes se informimit. Raporti eshte pjese e nje projekti te mbeshtetur nga National Endowment for Democracy, i cili konsiston ne permiresimin e lirise se shprehjes dhe te drejtes se informimit të qytetareve shqiptare.

Viti 2020 ishte nje vit i ngarkuar me probleme te nje natyre te pazakonte per shkak te pandemise se shkaktuar nga Covid19, dhe per kete arsye Res Publica u fokusua ne menyre te vecante ne standardet nderkombetare te zbatimit te te drejtes se informimit ne kohe krizash. Keshilli i Evropes u identifikua si organizmi qe ka prodhuar standardet me konkrete ne kete aspekt.

Megjithe problematiken e vecante, gjate 2020 nuk u la pas dore monitorimi i punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit, si dhe pati disa risi qe vijne nga praktika e Gjykates Administrative.

Raporti sjell shifra krahasuese me periudhat e meparshme (vitet 2015-2019), per te shfaqur ne menyre konkrete dhe vizive permes grafikeve permiresimin apo perkeqesimin e treguesve konkrete. Ne pergjithesi vihet re se po “normalizohen” standarde mediokre te zbatimit te ligjit, si dhe po hedhin rrenje disa elemente te rinj demtues ne praktikat e institucioneve. Gjykatat kane qene pozitive ne trajtimet e rasteve, por Komisioneri per te Drejten e Informimit nuk po funksionon sipas kerkesave te ligjit. Per me teper, te dhenat e raporteve zyrtare shtremberojne me shume kete peizazh, duke bere qe organet politikeberese te mos kene sinjalet e duhura per nivelin e dobet dhe alarmant te zbatimit te te drejtes se informimit. Keto, por edhe gjetje te tjera qe flasin per problematika te vecanta, jane bere pjese e studimit te plote, te cilin mund ta shkarkoni ketu.

Indeksi i transparencës 2019

Për herë të dytë, me mbështetjen bujare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A në Tiranë, Res Publica zhvilloi projektin “Rritja e aksesit të gazetarëve investigues në informacionin zyrtar”. Një prej komponentëve të këtij projekti synon të sjellë një tablo se si paraqitet transparenca e autoriteteve publike në mënyrë dinamike, në të dy aspektet, atë proaktive dhe atë reaktive.

Res Publica vijoi traditën duke monitoruar 100 autoritetet publike më të rëndësishëm në vend për përmbushjen e programeve të transparences dhe vlerësoi gjithashtu edhe sjelljen e institucioneve në rastin e trajtimit të kërkesave për informacion të dërguara nga qytetarët, gazetarët, aktivistët, etj. Janë dërguar gjithsej 251 kërkesa për informacion, prej të cilave 76 janë nga gazetarët investigues.

Ky aspekt është i një rëndësie të veçantë sepse një institucion mund të publikojë shumë informacione pa kërkesë, por nga ana tjetër mund të mos përgjigjet ndaj kërkesave specifike, çka mund të minojë transparencën.

Vlerësimi u bë në mënyrë dinamike duke studiuar ndryshimet çdo muaj gjatë periudhës Nëntor 2018 – Shtator 2019. Rezultatet mujore janë publikuar ne faqen www.publeaks.al dhe raporti i permbledhur pasqyron gjetjet kryesore të periudhës, shoqëruar me rekomandimet përkatese. Për më shumë klikoni ketu per te shkarkuar raportin.

Res Publica

E drejta e informimit 2018 – Informacioni i vonuar është informacion i mohuar.

Më 28 Janar 2019, Res Publica prezantoi raportin per te drejten e informimit gjate vitit 2018. Raporti eshte pjese e nje projekti te mbeshtetur nga Civil Rights Defenders, me fonde te Mbreterise se Suedise, i cili konsiston ne mundesimin e qytetareve te aksesojne informacionet publike, si dhe ne berjen e nje vleresimi te punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit.

Nje kermill (simboli i ngadalesise) terheq nje dosje avash avash per ta sjelle te kerkuesi. Dosja megjithese nje dite mberrin, ajo quhet se nuk ka ardhur kurre (per aq kohe sa ishte i vlefshem si informacion). Nen kete metafore, raporti solli shifra krahasuese me periudhat e meparshme (vitet 2015, 2016, 2017), per te vene re nese ka permiresime apo perkeqesime te treguesve. Ne thelb te diskutimit u shtrua pikerisht vonesa ne marrjen e informacionit, e cila dukshem eshte shtuar gjate vitit 2018. Afati i kthimit te pergjigjeve fillestare eshte rritur nga 13 ne 26 dite. Afati i reagimit pas ankimit administrativ eshte rritur nga 13 ne 25 dite. Vendimet e Komisionerit per te Drejten e Informimit merren per mesatarisht 54 dite. Nderkohe qe cilesia e vendimeve te Komisionerit eshte e mire, dinamika e trajtimit te rasteve ka lene per te deshiruar, duke sjelle si pasoje nje relaksim te institucioneve karshi detyrimeve sipas ligjit nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”. Keto, por edhe gjetje te tjera qe flasin per problematika te vecanta, jane bere pjese e studimit te plote, te cilin mund ta shkarkoni ketu.

Indeksi i transparences 2017

Prej kohesh Res Publica angazhohet fuqimisht ne mbrojtjen e nje prej te drejtave themelore ne nje shoqeri demokratike – te drejtes per informim.

Ne kuader te projektit “Rritja e aksesit të gazetarëve investigues në informacionin zyrtar” që mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i
Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë, Res Publica synon te sjelle nje tablo se si paraqitet transparenca e autoriteteve publike. Transparenca eshte vleresuar ne te dy aspektet, ate proaktive dhe ate reaktive.

Res Publica monitoroi 100 autoritetet publike më të rëndësishëm per permbushjen e programeve te transparences dhe vleresoi gjithashtu edhe sjelljen e institucioneve në rastin e trajtimit të kërkesave për informacion të dërguara nga qytetarët, gazetarët, aktivistët, etj. Janë dërguar gjithsej 515 kërkesa për informacion, prej të cilave 84 janë nga gazetarët investigues.
Ky aspekt është i një rëndësie të veçantë sepse një institucion mund të publikojë shumë informacione pa kërkesë, por nga ana tjetër mund të mos përgjigjet ndaj kërkesave specifike, çka mund të minojë transparencën.

Vleresimi u be ne menyre dinamike duke studiuar ndryshimet cdo muaj gjate periudhes Shtator 2016 – Qershor 2017. Rezultatet mujore jane publikuar ne faqen www.publeaks.al dhe raporti i permbledhur pasqyron gjetjet kryesore te periudhes, shoqeruar me rekomandimet perkatese. Per me shume klikoni ketu per te shkarkuar raportin.

Res Publica

E drejta e informimit 2016 – Studim krahasues

Tashme kane kaluar dy vjet qe nga hyrja ne fuqi e ligji te ri per te drejten e informimit (119/2014). Ligji erdhi si nje risi teper e rendesishme, duke synuar rritjen e transparences se qeverise dhe marrjen e informacionit shume me shpejt.

Por si ka funksionuar ky ligj ne praktike gjate vitit te dyte? Si eshte situata ne krahasim me vitin e pare pas miratimit? Cfare eshte permiresuar dhe cfare nuk shkon mire? A ka nevoje ky ligj per amendamente dhe nese po, ku duhet nderhyre?

Qendra Res Publica, me mbeshtetjen e Civil Rights Defenders, gjate vitit 2016 ka bere nje testim te ligjit per te drejten e informimit ne shume menyra dhe gjetjet e rekomandimet jane permbledhur ne publikimin me titull “E dreja e informimit 2016”. Pas prezantimit te tij me 16 Dhjetor 2016, Res Publica ve ne dispozicion nje kopje elektronike te studimit (kliko ketu per ta shkarkuar).

Res Publica

Legal Leaks – Versioni shqip

Legal Leaks eshte nje udhezues per t’i njohur gazetaret investigative me aspekte praktike lidhur me te drejten e informimit. Legal leaks eshte pergatitur nga Access Info dhe eshte pershtatur ne shqip nga Res Publica, duke perfshire edhe parashikimet e reja te ligjit nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”. Per te shkarkuar nje kopje te publikimit klikoni ne kete link.

Komentari i ligjit nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”, se bashku me praktiken e Komisionerit per te Drejten e Informimit

Res Publica ka pergatitur nje komentar per ligjin nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”. Pas nisjes se punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe krjimit te praktikave te para te kesaj zyre, Res Publica ka perfshire disa prej vendimeve me te rendesishme te Komisionerit per te kuptuar me mire se si interpretohet ligji nga organi mbikqyres i zbatimit te te drejtes se informimit. Per te shkarkuar nje kopje te komentarit klikoni ne kete link.

Res Publica

E drejta e informimit ne bankoprove

Ligji i ri per te drejten e informimit, i miratuar ne fund te vitit 2014, erdhi si nje risi teper e rendesishme, duke synuar rritjen e transparences se qeverise dhe marrjen e informacionit shume me shpejt.

Por, a funksionon kaq mire ky ligj? Si ka funksionuar ai ne praktike gjate vitit te pare pas miratimit? Cilet problemesh jane hasur gjate vitit te pare? A ka nevoje nje ligj kaq i ri per amendamente dhe nese po, ku duhet nderhyre? Cilet jane autoritetet qe e zbatojne dhe cilet e shperfillin?

Qendra Res Publica, me mbeshtetjen e Civil Rights Defenders, gjate vitit 2015 ka bere nje testim te ligjit te ri ne shume menyra dhe gjetjet e rekomandimet jane permbledhur ne publikimin me titull “E dreja e informimit ne bankoprove”. Pas prezantimit te tij me 4 Dhjetor 2015, Res Publica ka vene ne dispozicion te cdo personi te interesuar nje kopje elektronike te raportit (kliko ketu).

Res Publica

Pyetjet e shpeshta (FAQ) lidhur me te drejten e informimit

E drejta e informimit mbi dokumentat zyrtare eshte relavitisht e thjeshte ne zbatim. Megjithate duhen ndjekur me kujdes hapat procedurale. Me poshte kemi renditur pyetjet me te shpeshta lidhur me te Drejten e Informimit, se bashku me pergjigjet, te cilat synojne te orientojne qytetaret qe te kerkojne informacion ne menyren me efektive qe njeh ligji.

Pyetje 1. Kush mund te kerkoje informacion mbi dokumentat zyrtare, gjithkush, apo vetem personi i interesuar drejtperdrejt?
Pergjigje: Cilido ka te drejte te kete akses ne informacionet zyrtare. Mjafton nje kerkese dhe institucioni perkates nuk ka te drejte t’ju pyese pse po e kerkoni kete informacion.

Pyetje 2. A mund te kem akses ne cfaredolloj informacioni apo ka ndonje perjashtim?
Pergjigje: Sigurisht qe ka kufizime. Informacionet dhe dokumentat me karakter secret shteteror ose tregtar, konfidencial apo te dhena nga jeta private e shtetasve, nuk mund te jepen. Megjithate, nese interesi publik eshte me i larte se interesi per te mbrojtur sekretin, informacioni jepet. Kjo e fundit vlen sidomos ne rastin e gazetareve investigative.

Pyetje 3. Si duhet bere kerkesa, me shkrim apo me goje?
Pergjigje: Kerkesa rekomandohet te behet me shkrese, ose me email. Ajo duhet te jete e qarte, koncize, e percaktuar mire se cfare kerkohet. Gjithashtu duhet te referoni nje adrese te sakte se ku e prisni pergjigjen me shkrim, ose nje adrese emaili nese preferoni qe pergjigja te vije ne rruge elektronike. Kujdes: Nese doni te siguroheni, ruani gjithmone receten postare dhe kerkoni gjithmone qe letra te jete e llojit “rekomande” (posta e regjistruar).

Pyetje 4. Kur pergjigjet institucioni? Menjehere, apo ka te drejte ta vonoje pergjigjen?
Pergjigje: Autoritetet kane detyrimin te pergjigjen brenda 10 diteve pune (dy jave kalendarike).

Pyetje 5. Cfare ndodh nese institucioni nuk pergjigjet brenda afatit, ose kur pergjigja eshte refuzuar pa arsye?
Pergjigje: Ne kete rast kerkuesit i lind e drejta per t’u ankuar te Komisioneri per te Drejten e Informimit. Kujdes: Afati i ankimit eshte vetem 30 dite pune!

Pyetje 6. Po sikur te ndodhe qe as Komisioneri te mos e marre parasysh ankesen time? Ku mund te ankohem me pas?
Pergjigje: Nese pasi kalojne 15 dite pune nga ankimi juaj dhe Komisioneri per te Drejten e Informimit nuk eshte pergjigjur, ose ju merrni pergjigje negative, atehere mund te ankoheni ne gjykaten administrative me ane te nje kerkese padie. Kujdes, edhe ne kete rast afati ne dispozicion eshte vetem 45 dite (kalendarike).

Pyetje 7. Por a nuk mund te ankohem direkt ne gjykate qe ne fillim?
Pergjigje: Jo. Ankimi te Komisioneri per te Drejten e Informimit eshte i detyrueshem per t’u paraqitur. Ne rast se nuk e keni ndjekur kete rruge, por i drejtoheni direkt gjykates, atehere kjo e fundit nuk do e pranoje kerkesen tuaj.

Pyetje 8. Po sikur te mos ta di se ku duhet ta kerkoj informacionin, si duhet te veproj?
Pergjigje: Mjafton ta dergoni kerkesen te ai autoritet publik qe mendoni si me te pershtatshem. Nese ai nuk eshte autoriteti i duhur, autoriteti nuk mund t’ua ktheje mbrapsht kerkesen por duhet ta dergoje ne adresen e duhur. Ne kete rast do te prisni edhe 5 dite pune me shume.

Pyetje 9. A ka kosto i gjithe proces?
Pergjigje: Per kerkesen fillestare dhe per ankimin administrativ nuk ka asnje kosto, por dhenia e informacionit ne rast se pranohet kerkesa juaj, mund te shoqerohet me detyrimin per te paguar nje shume te vogel, te barabarte me koston e pergatitjes se fotokopjeve. Nese kerkoni informacion ne rruge elektronike nuk detyroheni te beni ndonje pagese.

Pyetje 10. Po ne gjykate a ka nje kosto?
Pergjigje: Ne gjykate situata eshte me ndryshe. Fillimisht duhet paguar taksa e padise ne vleren 3.000 leke. Pastaj do te duhet te caktoni nje avokat (opsionale) dhe duhet te paguani edhe per kostot e noterizimeve te mundshme.

Pyetje 11. A ka ndonje mundesi qe keto kosto te shmangen ose te ulen?
Pergjigje: Noterizimet jane te domosdoshme vetem nese doni te ruani dokumentat origjinale per perdorim te mevonshem. Prokura mund te shmanget duke u paraqitur vete ne seance dhe duke e caktuar avokatin me deklarim me goje. Kostot e avokatit mund te shmangen duke angazhuar avokate pa pagese, te cilet ofron nga OJF te ndryshe, si dhe nga Komisioneri per Ndihmen Juridike prane Ministrise se Drejtesise. Ndersa lidhur me taksen e padise, teorikisht ekziston nje mundesi, por eshte pothuasje e paaplikueshme kur tarifa eshte vetem 3000 leke.

Pyetje 12. Po fitova gjyqin kush mi mbulon kostot?
Pergjigje: Nese gjykata e pranon padine, te gjitha shpenzimet qe keni kryer i ngarkohen pales qe humb gjyqin. Kujdes: Duhet te ruani cdo fature dhe te siguroheni qe ato te jene fatura te rregullta tatimore.

Pyetje 13. Po ne rast se nga vonesa e dhenies se dokumentave me eshte shkaktuar nje dem i rende?
Pergjigje: Ne keto raste, nese demin e provoni me dokumenta shkresore dhe eksperte, atehere mund te kerkoni nga gjykata edhe shperblimin e demit. Kujdes: Ne rast se vlera e demshperblimit qe kerkoni eshte mbi 100.000 leke do te duhet te paguani nje tarife ekstra ne gjykate, e barabarte me 1% te vleres se demshperblimit qe kerkoni. Gjithashtu do te duhet te paguani paradhenie sherbimin e ekspertit. Keto kosto rimbursohen nese e fitoni gjyqin.

Pyetje 14. Po rruge me te shkurtra a ekzistojne?
Pergjigje: Nje rruge e mire dhe e shkurter eshte te kerkoni ne internet. Autoritetet publik jane te detyruar te publikojne informacione pa kerkese ne faqet e tyre te internetit. Kerkoni rubriken “Programi i transparences” ku mund te gjeni plot informacione te vlefshme. Ne faqen e internetit www.publeaks.al mund te gjeni informacione te tilla ne rubriken “Informacione pa kerkese”. Gjithsesi, ne rast se kerkoni nje kopje te dokumentit, ju duhet te drejtoheni me kerkese.

Pyetje 15. Eshte e mundur qe te marr edhe kopjet e dokumentave?
Pergjigje: Sigurisht. Ju mund te kerkoni te informoheni lidhur me nje ceshtje konkrete, por edhe mund te kerkoni nje kopje te dokumentit zyrtar, te njesuar me origjinalin (me vulen e arkives se institucionit).

Pyetje 16. Po qe se nuk respektoj afatet, a mbyllet ceshtja dhe une humbas te drejten per te kerkuar informacionin?
Pergjigje: Ne kete rast ju humbni vetem te drejten e vazhdimit te procedures qe keni nisur, por mundet qe gjithmone te nisni nje procedure te re nga fillimi.

Pyetje 17. Ku mund te marr ndihme per pergatitjen e kerkesave, ankimeve, etj?
Pergjigje: Ne faqem www.publeaks.al mund te aplikoni direkt ne rubriken “Aplikimi online” dhe te gjithe punen e kryen stafi i Publeaks. Ndersa, nese deshironi ta ndiqni vete ceshtjen, ne rubriken “Udhezime per informacionin” mund te gjeni materiale informuese.

Res Publica