Guseva kundër Bullgarisë, nr. 6987/07, 17 Shkurt 2015

image_pdfimage_print

Objekti:                            Aksesi në informacionet mjedisore (mbledhja e qenve të rrugës) / dhënia e një tenderi nga një bashki

(Kliko këtu për të shkarkuar vendimin)

 

Aplikanti:                         Një anëtar dhe përfaqësues i një OJF-ve active në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve

Gjykata vendosi:           Shkelje e Neneve 10 dhe 13

 

Aplikanti fitoi tre gjyqe në gjykatat vendase, kundër një kryetari bashkie, për të siguruar informacion në lidhje me trajtimin e kafshëve endacake që gjenden në rrugët e qytetit. Kryetari i bashkisë nuk i ishte përmbajtur vendimeve. Gjykata vuri në dukje se sipas ligjit të brendshëm në fuqi në atë kohë, nuk ka pasur afatet kohore të caktuar për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe zbulimi i informacioneve ishte në diskrecionin e bashkisë. Duke pranuar se një vonesë e caktuar në zbatimin e një vendimi mund të jetë legjitime, Gjykata gjithashtu vuri në dukje se informacioni, njëlloj si lajmet, është një mall që kalbet dhe duhet të shpaloset me shpejtësi. Gjykata u shpreh gjithashtu se mjetet juridike në dispozicion të ankuesit (të tilla si padia për shpërblimin e dëmit për shkak të mosdhënies së informacionit, gjobat ndaj zyrtarëve shtetërorë që refuzojnë të zbatojnë një vendim të formës së prerë), nuk janë në parim mjete juridike adekuate; Ajo që aplikanti kërkon është marrja e informacionit dhe jo dënimi i zyrtarëve që nuk e lëvrojnë atë.

Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *