Österreichische Vereinigung zur Erhaltung, Stärkung und Schaffung eines wirtschaftlich gesunden land – und forstëirtschaftlichen Grundbesitzes kundër Austrisë, nr. 39534/07, 28 Nëntor 2013

image_pdfimage_print

Objekti:                            Aksesi në informacion për transferimin e pronësisë mbi tokën bujqësore / pyjore

(Kliko këtu për të shkarkuar vendimin)

 

Aplikanti:                        OJF për kërkime shkecore

Gjykata vendosi:          Shkelje e Nenit 10

Aplikanti ishte një OJF që kryente kërkime mbi ndikimin e transferimit të pronësisë së tokës bujqësore dhe pyjore. Në vazhdën e veprimtarive të saj, ajo ka kërkuar nga Komisioni Rajonal për Transaksionet e Pronës së Patundshme që të pajises me kopjet e të gjitha vendimeve që ishin lëshuar gjatë një viti të caktuar. Ajo pranoi se të dhënat personale të palëve dhe informacione të tjera të ndjeshme mund të redaktohen dhe u shpreh e gatshme të mbulonte çdo kosto. Komisioni refuzoi duke u justifkuar me mungesën e kohës dhe personelit, një vendim që u la në fuqi edhe nga gjykatat vendase. Edhe pse Gjykata nuk e pranoi argumentin e ankuesit se autoriteti kishte një detyrim të përgjithshëm sipas nenit 10 për të publikuar të gjitha vendimet në një bazë të dhënash elektronike ose për të siguruar një kopje të anonimizuar, pranoi se duke lënë jashtë të dhënat personale dhe duke e bërë kopjet e një numri të konsiderueshëm të vendimeve kërkon kohë dhe konsumon burime, ajo gjithashtu vuri në dukje se ankuesi kishte rënë dakord që të dhënat personale të redaktohen dhe kishte ofruar pagimin e kostove të riprodhimit dhe dërgimit me postë. Përveç kësaj, Gjykata shprehu habinë se asnjë nga vendimet e Komisionit nuk ishte botuar, në mënyrë elektronike ose ndryshe, ndërkohë që të gjithë Komisionet e tjerë rajonalë rregullisht i publikonin të tilla vendime dhe e kishin pajisur aplikantin me kopje të anonimizuara. Si pasojë, vështirësitë e referuara nga Komisioni vinin për shkak të zgjedhjeve që kishte bërë vetë Komisioni që të mos publikojë asnjë nga vendimet e tij dhe si rrjedhojë, nuk mund të përdorte si argument këto vështirë për të refuzuar kërkesën e ankuesit.

Facebooktwitterredditpinterestlinkedinmail



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *