Youth Initiative for Human Rights kundër Serbisë, nr. 48135/06, 25 Qershor 2013

image_pdfimage_print

Objekti:                            Aksesi nga OJF-të në informacione të agjencive inteligjente

(Kliko këtu për të shkarkuar vendimin)

 

Aplikanti:                        OJF për të drejtat e njeriut

Gjykata vendosi:          Shkelje e Nenit 10

 

Çështja kishte të bënte me refuzimin nga Agjencia e Inteligjencës Serbe për të siguruar aksesin e aplikantit, një OJF për të drejtat e njeriut, në të dhënat statistikore lidhur me numrin e individëve i nënshtrohen mbikqyrjes elektronike. Agjencia kishte dhënë informacione kontradiktore, duke argumentuar që të dhënat nuk mund të zbulohen për shkak të sigurisë kombëtare dhe pastaj se nuk kishte të dhëna të tilla në dispozicion. Gjykata vuri në dukje se informacioni statistikor duhet në parim të jetë gjithmonë në dispozicion pasi ky lloj informacioni është shumë i lehtë për t’u mbledhur. Gjykata gjithashtu nuk pranoi të pajtohet me mosekzekutimin e vendimin të Komisionerit për Informim që urdhëronte qeverinë të publikonte informacionin, një refuzim që Gjykata e  konsideroi arbitrar. Gjykata më tej u shpreh se Qeveria e Serbisë duhej të japë informacion shpjegues në bazë të nenit 46 të Konventës, duke mos u shprehur vetëm që ka shkelje në Nenit 10, por duke urdhëruar edhe veprime konkrete për rivendosjen në vend të të drejtës së shkelur.

Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *