Társaság a Szabadságjogokért kundër Hungarisë, nr. 37374/05 14 Prill 2009

image_pdfimage_print

Objekti:                            Aksesi në ankesën në Gjykatën Kushtetuese për kushtetushmërinë e disa amendamenteve në Kodin Penal që lidheshin me krime që kishin të bënin me trafikun e drogës, e dorëzuar nga një deputet

(Kliko këtu për të shkarkuar vendimin në anglisht)

(Kliko këtu për të shkarkuar vendimin në shqip)

 

Aplikanti:                        OJF për të drejtat e njeriut

Gjykata vendosi:          Shkelje e Nenit 10

 

Duke pasur parasysh natyrën e veprimtarisë së aplikantit që përfshinte çështje gjyqësore për të drejtat e njeriut në fushën e mbrojtjes së lirisë së informacionit, gjykata e karakterizoi OJF-në ankuese si një “roje” sociale, aktiviteteve të së cilës i duhej garantuar mbrojtje e ngjashme nga Konventa me atë që i jepet shtypit. Gjykata më tej vërejti se një kërkesë për rishikimin abstrakt të kushtetutshmërisë, veçanërisht kur bëhet nga një deputet, pa dyshim përbën një çështje të interesit publik. Gjykata ishte kritike ndaj vendimit të gjykatave vendase që refuzuan aksesin në dokument me argumentin se përmbante të dhëna personale, pasi veprimet e në fjalë (dorëzimi i ankesës), nuk kishin të bënin me jetën private të deputetit dhe, në çdo rast, çdo e dhënë personale mund të redaktohej; në të kundërtën, statusi i tij si një figurë publike do të thotë se ai duhet të presë një shkallë më të lartë shqyrtimi nga shtypi dhe OJF-të. Gjykata më tej vuri në dukje se informacioni i kërkuar ishte në dispozicion të autoriteteve dhe nuk ishin të nevojshme që prej tyre të mblidhej ndonjë e dhënë shtesë. Së fundi, Gjykata konsideroi se monopoli i informacionit çon në censurë dhe vuri në dukje se pengesa të projektuara për të penguar aksesin në informacione në interesin publik mund të dekurajojë ata që punojnë në media ose në sektorin e OJF-ve në kryerjen e rolit të tyre të rëndësishëm të “rojës publike”.

Facebooktwitterredditpinterestlinkedinmail



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *