Konsultimi publik në Shqipëri 2017-2018

Më 1 Prill 2019, Res Publica prezantoi raportin per zbatimin e ligjit nr. 146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik” gjate viteve 2017-2018. Raporti eshte pjese e nje projekti te mbeshtetur nga National Endowment for Democracy, i cili konsiston ne monitorimin dhe vleresimin e proceseve te konsultimit publik, perfshire edhe nje vleresim te punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit, si organ kujdestar i ketij ligji.

Ne qender te prezantimit u vu pyetja: A eshte konsultimi publik ne Shqiperi nje ushtrim i çilter i demokracise pjesemarrese apo thjesht nje fasade? Duke bere krahasime me konceptimin e ketij procesi ne vende te ndryshme te Evropes, raporti paraqet shifra per te kuptuar se deri ne cilen shkalle pjesemarrja e publikut ne proceset vendimmarrese eshte e mirepranuar nga qeveria. Ne thelb vihet re se konsultimi publik ne dy vitet e fundit nuk paraqet interes per qeverine, por edhe per vete publikun. Nje numer i madh draftesh nuk konsultohen fare, ndersa per nje pjese tjeter konsultimeve jane vetem fasade. Ne nje numer te vogel rastesh konsultimi ka qene i vlefshem per te dy palet, por numri i organizatave qe zakonisht angazhohen eshte i vogel, ndersa publiku i gjere nuk ka treguar interes. Regjistri elektronik i krijuar per te lehtesuar komunikimin e publikut me qeverine nuk eshte perdorur, jo vetem per shkak te apatise qytetare, por edhe per shkak te ideimit te gabuar te vete regjistrit. Nje numer rekomandimesh jane listuar ne fund te raportit, me qellim adresimin e shqetesimeve te ngritura. Per t’u njohur me studimin e plote, klikoni ketu per ta shkarkuar.




E drejta e informimit 2018 – Informacioni i vonuar është informacion i mohuar.

Më 28 Janar 2019, Res Publica prezantoi raportin per te drejten e informimit gjate vitit 2018. Raporti eshte pjese e nje projekti te mbeshtetur nga Civil Rights Defenders, me fonde te Mbreterise se Suedise, i cili konsiston ne mundesimin e qytetareve te aksesojne informacionet publike, si dhe ne berjen e nje vleresimi te punes se Komisionerit per te Drejten e Informimit.

Nje kermill (simboli i ngadalesise) terheq nje dosje avash avash per ta sjelle te kerkuesi. Dosja megjithese nje dite mberrin, ajo quhet se nuk ka ardhur kurre (per aq kohe sa ishte i vlefshem si informacion). Nen kete metafore, raporti solli shifra krahasuese me periudhat e meparshme (vitet 2015, 2016, 2017), per te vene re nese ka permiresime apo perkeqesime te treguesve. Ne thelb te diskutimit u shtrua pikerisht vonesa ne marrjen e informacionit, e cila dukshem eshte shtuar gjate vitit 2018. Afati i kthimit te pergjigjeve fillestare eshte rritur nga 13 ne 26 dite. Afati i reagimit pas ankimit administrativ eshte rritur nga 13 ne 25 dite. Vendimet e Komisionerit per te Drejten e Informimit merren per mesatarisht 54 dite. Nderkohe qe cilesia e vendimeve te Komisionerit eshte e mire, dinamika e trajtimit te rasteve ka lene per te deshiruar, duke sjelle si pasoje nje relaksim te institucioneve karshi detyrimeve sipas ligjit nr. 119/2014 “Per te drejten e informimit”. Keto, por edhe gjetje te tjera qe flasin per problematika te vecanta, jane bere pjese e studimit te plote, te cilin mund ta shkarkoni ketu.




Raport i permbledhur per zbatimin e ligjit per konsultimin publik 2017-2018

Me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED), në kuadër të projektit “Promovimi i pjesmarrjes qytetare në advokimin legjislativ”, Res Publica po vijon monitorimin e zbatimit te ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Për periudhën e deritanishme, 2017 – 2018, po publikojmë një raport të permbledhur, në të cilin analizohen të dhënat që janë mbledhur deri në këtë periudhë dhe disa nga indikatorët mbi të cilat do të mbështetet dhe përgatitja e studimit përfundimtar në Mars 2019. Për më shumë klikoni këtu për të shkarkuar raportin.

Situata deri tani shfaqet problematike. Organet publike janë ende larg zbatimit në mënyrë efektive të ligjit dhe akteve nënligjore. Në vija të përgjithshme konstatohet që Ministritë nuk i plotësojnë tabelat për njoftimin dhe konsultimin publik të projektakteve. Ministritë nuk hartojnë dhe nuk publikojnë raportet vjetore të transparencës. Konstatohet që Bashkitë kanë mungesë informacioni dhe nuk kuptojnë kush janë aktet që përfshihen dhe janë subjekt i ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, duke demonstruar nevojë urgjente për trajnime në këtë fushë. Regjistri për Njoftimin dhe Konsultimin Publik është ende shumë larg funksionimit në mënyrë efektive, sepse nga njëra ana institucionet pothuaj nuk e përdorin këtë faqe dhe nga ana tjetër publiku nuk shfaq asnjë interes për këtë faqe.

Nga ana tjetër, cilësia e komenteve dhe rekomandimeve të ardhura nga publiku lë ende për të dëshiruar dhe pjesa më e madhe e grupeve të interesit nuk shfaqin rol aktiv në proceset vendimmarrëse edhe kur u jepet mundësia të marrin pjesë në to.

Të dhënat dhe gjetjet që do të rezultojnë në fund të këtij projekti, do të krahasohen me të dhënat e studimeve paraprake, me qëllim konstatimin se si organet publike zbatojnë detyrimet që rrjedhin nga ligji dhe sa efektiv është ky ligj në duart e qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit. Rekomandimet që do të dalin nga ky studim, do t’i vendosen në dispozicion institucioneve kompetente dhe aktorëve të fushës me qëllim marrjen e masave administrative si dhe për të bërë amendimet e nevojshme në ligj.

Res Publica




Efektiviteti i ligjit per te drejten e informimit – 2017

Tashme eshte bere tradite qe Res Publica ne fund te cdo viti vlereson efektivitetin e ligjit per te drejten e informimit. Me mbeshtetjen e Civil Rights Defenders, sjellim nje tablo kritike ndaj ligjit dhe mangesive te tij. Teorikisht ligji eshte renditur si i gjashti ne bote per nga cilesia, por ky ligj nuk ka mekanizma te mjaftueshem per te garantuar transparencen e autoriteteve publike kur ato nuk kane vullnet te japin informacionet e kerkuara.

Per me shume klikoni ketu per te shkarkuar raportin.

Res Publica




Indeksi i transparences 2017

Prej kohesh Res Publica angazhohet fuqimisht ne mbrojtjen e nje prej te drejtave themelore ne nje shoqeri demokratike – te drejtes per informim.

Ne kuader te projektit “Rritja e aksesit të gazetarëve investigues në informacionin zyrtar” që mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i
Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë, Res Publica synon te sjelle nje tablo se si paraqitet transparenca e autoriteteve publike. Transparenca eshte vleresuar ne te dy aspektet, ate proaktive dhe ate reaktive.

Res Publica monitoroi 100 autoritetet publike më të rëndësishëm per permbushjen e programeve te transparences dhe vleresoi gjithashtu edhe sjelljen e institucioneve në rastin e trajtimit të kërkesave për informacion të dërguara nga qytetarët, gazetarët, aktivistët, etj. Janë dërguar gjithsej 515 kërkesa për informacion, prej të cilave 84 janë nga gazetarët investigues.
Ky aspekt është i një rëndësie të veçantë sepse një institucion mund të publikojë shumë informacione pa kërkesë, por nga ana tjetër mund të mos përgjigjet ndaj kërkesave specifike, çka mund të minojë transparencën.

Vleresimi u be ne menyre dinamike duke studiuar ndryshimet cdo muaj gjate periudhes Shtator 2016 – Qershor 2017. Rezultatet mujore jane publikuar ne faqen www.publeaks.al dhe raporti i permbledhur pasqyron gjetjet kryesore te periudhes, shoqeruar me rekomandimet perkatese. Per me shume klikoni ketu per te shkarkuar raportin.

Res Publica




Komentar i ligjit nr. 146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik”

Nje nga risite ne legjislacionin e propozuar nga shoqeria civile ne vitin 2014 ishte edhe ligji nr. 146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik”. Ligji synon te perfshije qytetaret ne vendimmarrje duke marre prej tyre rekomandime permes nje procesi kompleks ku autoritetet shteterore qe draftojne ligje, politika e strategji, duhet se pari te konsultohen me publikun.

Meqenese ky ligj eshte nje mjet i ri ne duart e publikut ne pergjithesi dhe shoqerise civile ne vecanti, Res Publica, me mbeshtetjen e National Endowment for Democracy, eshte perpjekur ta beje sa me te kuptueshem ligjin permes nje komentari, ne menyre qe ai te perdoret sa me gjeresisht per rezultate sa me efektive.

Per me shume klikoni ketu per te shkarkuar komentarin. Lexim te kendshem.

 

Res Publica




E drejta e informimit 2016 – Studim krahasues

Tashme kane kaluar dy vjet qe nga hyrja ne fuqi e ligji te ri per te drejten e informimit (119/2014). Ligji erdhi si nje risi teper e rendesishme, duke synuar rritjen e transparences se qeverise dhe marrjen e informacionit shume me shpejt.

Por si ka funksionuar ky ligj ne praktike gjate vitit te dyte? Si eshte situata ne krahasim me vitin e pare pas miratimit? Cfare eshte permiresuar dhe cfare nuk shkon mire? A ka nevoje ky ligj per amendamente dhe nese po, ku duhet nderhyre?

Qendra Res Publica, me mbeshtetjen e Civil Rights Defenders, gjate vitit 2016 ka bere nje testim te ligjit per te drejten e informimit ne shume menyra dhe gjetjet e rekomandimet jane permbledhur ne publikimin me titull “E dreja e informimit 2016”. Pas prezantimit te tij me 16 Dhjetor 2016, Res Publica ve ne dispozicion nje kopje elektronike te studimit (kliko ketu per ta shkarkuar).

Res Publica




Konsultimi publik – Sfidat e vitit te pare te zbatimit te ligjit

Ne kuader te nje projekti te mbeshtetur nga National Endowment for Democracy, Res Publica ka ndermarre nje studim per efektivitetin e ligjit nr. 146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik”. Studimi u krye permes nje monitorimi te aurotiteteve shteterore kryesore qe marrin nisma legjislative.

Ne fokus u vu edhe vete ligji ne menyren se si eshte ndertuar, duke bere nje analize krahasuese me standardet nderkombetare ne kete fushe. Gjate periudhes se monitorimit Res Publica kreu edhe disa testime qe vune ne dukje probleme ne ligj, te tilla qe duhen te adresohen nga legjislatori. Ne perfundim te materialit jepen edhe rekomandimet perkatese. Per me shume klikoni ne kete link.




E drejta e informimit ne bankoprove

Ligji i ri per te drejten e informimit, i miratuar ne fund te vitit 2014, erdhi si nje risi teper e rendesishme, duke synuar rritjen e transparences se qeverise dhe marrjen e informacionit shume me shpejt.

Por, a funksionon kaq mire ky ligj? Si ka funksionuar ai ne praktike gjate vitit te pare pas miratimit? Cilet problemesh jane hasur gjate vitit te pare? A ka nevoje nje ligj kaq i ri per amendamente dhe nese po, ku duhet nderhyre? Cilet jane autoritetet qe e zbatojne dhe cilet e shperfillin?

Qendra Res Publica, me mbeshtetjen e Civil Rights Defenders, gjate vitit 2015 ka bere nje testim te ligjit te ri ne shume menyra dhe gjetjet e rekomandimet jane permbledhur ne publikimin me titull “E dreja e informimit ne bankoprove”. Pas prezantimit te tij me 4 Dhjetor 2015, Res Publica ka vene ne dispozicion te cdo personi te interesuar nje kopje elektronike te raportit (kliko ketu).

Res Publica




Diskutim për të drejtën e informimit dhe dekriminalizimin e shpifjes

Qendra Res Publica me mbështetjen e South East European Media Observatory dhe të partnerit Instituti Shqiptar i Medias, në datën 30.09.2014 organizoi tryezën me temë diskutimi: “Nxitja e ushtrimi të të drejtës së informimit dhe dekriminalizimi i shpifjes”. Në këtë takim morën pjesë gazetarë, juristë, përfaqësues të organiztave të ndryshme të shoqërisë civile, të cilët diskutuan rreth problemeve që kishte ligji i mëparshëm për të drejtën e informimit, risitë që ka ligji i ri për të drejtën e informimit, i cili është miratuar nga parlamenti dhe pritet të hyjë në fuqi. Gjithashtu u diskutua rreth problemeve që hasin gazetarët kur publikojnë lajme apo opinione, të cilat përmbajnë fakte për funksionarët publikë dhe riskut me të cilin ata përballe nëse kallzohen penalisht për shpifje. Cili është impakti që ka vepra penale e shpifjes, a ekziston domosdoshmëria që shpifja të përbëjë vepër penale, apo është e mjaftueshme përdorimi i padisë civile, kur pretendohet se është cënuar reputacioni, dinjiteti, personaliteti i një funksionari public, ishin disa nga pikpyetjet që u ngritën në takim.

Për të sqaruar cilat ishin shkaqet dhe arsyet për miratimin e një ligji të ri “Për të drejtën e informimit” në takim ishte i pranishëm Z. Genti Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Studime Publike dhe Ligjore, i cili ka dhënë një kontribut të madh në hartimin e ligjit të ri. Z.Ibrahimi shpjegoi në parim disa nga avantazhet e ligjit në parim dhe theksoi se përgatitja e një komentari që në momentin e hyrjes në fuqi të një ligji merr rëndësi të veçantë për të fiksuar që në fillim piketat e zbatimit të tij.

Një interpretim i detajuar i ligjit të ri për të drejtën e informimit, u prezantua nga Z. Dorian Matlija, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Res Publica.

Një panoramë të përgjithshme mbi standartet ndërkombëtare dhe arsyet e dekriminalizimit të shpifjes u prezantuan nga Z.Theodoros Alexandridis, Ekspert për jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Në fund të këtij takimi Res Publica prezantoi Komentarin e ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, kopje të të cilit iu shpërndanë pjesmarrësve në takim.

Mirëpresim kërkesa nga çdo person i interesuar për tu pajisur me një kopje të këtij komentari.

Res Publica